Mbledhja e nëntë e Kuvendit të kryeqytetit erdhi me ndryshime në pikën e rendit për meaxhimin e mbeturinave. Me 28 vota pro e dy kundër u votua rregullorja e re, që ngrit faturat e mbeturinave nga 4 euro e 70 cent në 6 euro e 20 cent.
Veç qytetarëve që po e shohin jo fort të përballueshme menaxhimin e kësaj fature, jo aq të domosdoshme shtrenjtimin e saj po e shohin edhe nga shoqëria civile.
Nga ndërmarrja “Pastrimi” nuk deshën të flasin për emisionin “Ju Flet Prishtina”, duke ia lënë përgjegjësinë komunës për këtë çështje. E këta të fundit thanë se nuk kanë ende ndonjë përgjigje deri në vendimin final të MAPL-së.
Opozita në kuvendin e Prishtinës thotë se nuk është dashur të lejohet një plan i tillë.
Çmimi i faturës për mbeturinat është hera e parë që ndryshohet, ndonëse për bërllokun nuk ka edhe aq kontejnerë të mjaftueshëm. Janë premtuar 1350 kontejnerë, por të njëjtit ende “nuk ia kanë bërë sefte” kryeqytetit. /Klankosova.tv
Kronikë nga gazetarja Blerina Doshlaku: