Kështu ka theksuar ajo në RTV Dukagjini.
Madje, sipas avokates, Gashi-Bytyqi vrasja e Liridona Ademaj ka theksuar se opinioni po e bën gjykimin përpara se si duhet. Vrasjet e tilla të shtyjnë me kuptu motivin kryesor që qojnë deri në aktin e kryer.
“Opinioni publik po reagon në veçanti kur po janë vetëm viktima gra, por duhet të jetë edhe kur ka viktima meshkuj. Shkaku që vrasja si vrasje ka pasoja të mëdha, marrja e jetës së njeriut është e kundërligjshme, humbja e një anëtari të familjes, është e papranueshme. Nuk ka qenë traditë e jona, edhe në rast të gjakmarrjes apo hakmarrjes, gratë kanë qenë ato roli kyç. Një dukuri e tmerrshme, dhe pothuajse e pabesueshme sepse grate po vriten. Prej gjithë këtyre rasteve, vetëm një rast në Dragash ku gruaja e ka mbytur gruan”, ka thënë Gashi-Bytyqi.
Avokatja, Gashi-Bytyqi ka theksuar se autoritetet kosovare kanë filluar të bashkëpunojnë me autoritetet suedeze për shkak se i dyshuari Naim Murseli ka punuar dhe vepruar në Suedi si dhe ka pas afrim të personave me influence.