Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka reaguar në lidhje me një publikim të institutit GAP, në të cilin shihet se shumë nga komunat e udhëhequra nga opozita janë në fund të listës ose nuk gjenden fare në ndarjen e buxhetit për investime kapitale për vitin 2024. Rast konkret është Komuna e Skënderajt, së cilës nuk i është ndarë asnjë cent.
“Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt!“ – ka shkruar Lushtaku në Facebook.