Është arrestuar një person në Pejë, për dyshimin se ka dhunuar një të mitur, rast ky që kishte ndodhur më 4 nëntor të këtij viti.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Klankosova.tv.
“Pejë 04.11.2023 . Lidhur me rastin, me 30.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Viktima femër kosovare e mitur, pas ekzaminimit është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.