Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Vushtrri, të dyshuar për veprat penale ‘blerje, posedim shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike’, shkruan Gazeta Express.
Ndaj tre të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Në orët e mbrëmjes së datës 04 dhjetor 2023, njësitet policore në Vushtrri, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike. Arrestimi i tre të dyshuarve është realizuar në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike prej 56.1 gram. Ndërsa pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarave u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar raste për veprën penale ‘blerje, posedim shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike’. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore ne kuadër te DHTN-s”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/