Tamar Ziv, ambasadorja e Izraelit në Kosovë ka dalë me një postim në platformën “X” në lidhje me Kampionatin e parë të Hapur Evropian të Xhudos Open Prishtina 2023:
Ajo ka uruar shtetasen e Izraelit që ka fituar medalje të argjendtë, si dhe Kosovës për mikëpritjen dhe organizimin e këtij eventi sportiv.
“Xhudistja izraelite Timna Nelson-Levy fitoi medaljen e argjendtë në edicionin e parë të Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos Open Prishtina 2023. Në gjysmëfinale, Timna fitoi kundër Distria Krasniqit , xhudistes më të mirë në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë”.
“Urime Timnës, si dhe Kosovës për organizimin e shkëlqyer dhe për mikpritjen e ofruar për të gjithë xhudistet/xhudistët!”, ka thënë Ziv./Klankosova.tv