Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, i ka uruar të gjithë besimtarët hebrejë me rastin e Festës së Hanukës, e njohur edhe si Festa e Dritave.
Ziv me rastin e Festës së Dritave u lut edhe për pengjet izraelite që janë marrë nga Hamasi gjatë konfliktit.
“Ndërsa ndezim qiriun e parë sonte, lutemi për kthimin e pengjeve tona dhe sigurinë e burrave dhe grave tona në uniformë”, shkroi Ziv, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se konflikti mes Hamasit dhe Izraelit ka rifilluar pas një armëpushimi 7-ditor.