Më tej, Policia e Kosovës ka treguar se si ka ndodhur Aksidenti, dhe sipas tyre vetura në lëvizje ka goditur një mjet të ndaluar në shiritin emergjent, duke shkaktuar lëndime të rënda.
“Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore. Vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent , në të cilën gjendeshin tre persona. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ku dy nga ta me lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Autoritetet kanë reaguar duke dërguar katër personat për trajtim mjekësor, ndërsa shkaktari i aksidentit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, kanë përfunduar raportin e tyre 24 orësh Policia e Kosovës.