Naim Murselit sot iu caktuan 30 ditë paraburgim ndërsa Gjykata Themelore nè Prishtinë tha se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ai “në mënyrë dinake” organizoi vrasjen e gruas së tij.
Avokati Besnik Berisha shkroi në Facebook se të burgosurit si Murseli “burgun s’e durojnë dot”, duke lënë të nënkuptuar një aludim.
“Ata qe paguajne mercenar per ta vrare nje nene sic u vra Liridona, burgun se durojne dot. Pjesen tjeter po besoj qe e kuptoni vet!”, shkroi ai.
Naim Murseli doli sot për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkërtes së tij, Liridona Ademajt të mërkurën në Prishtinë.