sociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) bën të ditur se një gazetare është sulmuar e penguar gjatë ditës së sotme nga një qytetar, teksa po raportonte nga Brezovica.
Sipas AGK-së, në pamjet e publikuara nga media ku edhe punon gazetarja Rinë Haziri, shihet dhe dëgjohet një person teksa i thotë të mos incizojë.
“Më tej bëhet e ditur se i njëjti person ka dalë nga vetura dhe me dhunë ia ka kapur telefonin nga dora, duke vazhduar ta kërcënojë edhe me fjalë të tjera. Redaksia e Lajmi.net, kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.
Me këtë rast, AGK-ja i ka bërë thirrje Policisë që rastin ta trajtojë me prioritet në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës për veprimet. /Teve1.info/