Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dhënë një intervistë të hënën për “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk ka luftuar, por thotë se ka dhënë pare për rezistencën çlirimtare.
Përkundër se nuk përmendi shumë të caktuar, Bahtiri tha se dëshmitar e ka vëllain e Rexhep Selimit.
”Unë nuk dua të them sa para i kam dhënë, sepse nuk e kam përmend asnjëherë. Por ka qenë vëllai i Rexhep Selamit që kemi qenë së bashku atje, ai e dinë më mirë”, ka thënë ai. /Gazeta Express