Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se atij i ishte ofruar post në qeverinë e Kosovës nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
Ai tha në Pressing, se pas humbjes në zgjedhje lokale, kryeministri Kurti i ka ofruar post në qeveri, por se nuk tregoi se në postin e ministrit apo çfarë posti.
“Jo për ata, mu m’u ka ofrue të jam në qeverisje qendrore por unë s’kam pranue. Më është ofru prej kryeministrit të vendit. Nuk ka lidhje cili më është ofruar por kam qenë i kërkumë dhe m’u ka ofru”, tha Bahtiri./Periskopi