Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Podujevë është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet gjë më për vendndodhjen e saj.
Personi në fjalë është larguar të mërkurën nga shtëpia, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Podujevë/ 22.11.2023-19:00. Me 23.11.2023 ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se viktima femër ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.