Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrria përmes një komunikate ka reaguar ndaj një konkursi ku si mësimdhënëse e Gjeografisë është zgjedhur gruaja e Drejtorit të Inspeksionit, Bujar Pllana.
“Në konkursin publik me Nr. 1017/23 që qëllimisht dhe me paramendim gjatë gjithë procesit i fshihej data e konkursit, komisioni i vlerësimit i përbër nga njerëz të partisë ka shpallur fituesin e konkursit bashkëshortën e drejtorit të Inspeksionit z.Bujar Pllana akoma pa përfunduar procesi i intervistimit dhe rekrutimit në përgjithësi bazuar në datat që evidentohen në vulet e protokollit. ” shkruan ndër të tjera në komunikatën e lëshuar si reagim nga Qendra e LVV-së në Vushtrri.
Sipas reagimit fituesi u shpallë 7 ditë para terminit të intervistimit me gojë, duke mposhtur konkurrencën edhe pse në konkurs kishte kandidatë me kualifikime më të larta.
Reagimi i plotë bashkangjitur në vijim: