VUSHTRRI, 25 NËNTOR 2023 (Vushtrria Press)-Vushtrria ashtu sikurse edhe komunat e tjera pritet që të dekorohet për Vitin e Ri 2024, shkruan “Vushtrria Press”.
Ende nuk dihet se si do të duket dekorimi, por që tashmë së shpejti pritet që fëmijët dhe qytetarët do të shohin ardhjen e festës edhe në Vushtrri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë të ditur për “Vushtrria Press”, se qyteti që drejton ai do të dekorohet sivjet.
“Qyteti do të dekorohet për festat e fundvitit”, tha kryetari Idrizi.
Qytetarët e intervistuar janë shprehur të kënaqur me këtë vendim të Komunës.
“Fëmijët e presim me pa durim Vitin e Ri, po më vjen mirë që paskan me dekoru qytetin”, u shpreh një qytetar teksa shëtitej me nipin e tij.
Vitin e kaluar, shumë prindër u detyruan që fëmijët e tyre ti dërgojnë për argëtime festive në qytetet tjera.