Një person në Pejë ka informuar policinë se person-a të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash.
Organet e rendit njoftojnë se rasti është duke u hetuar.