Pas një vendimi të marrë para dy ditësh që të bojkotohet procesi mësimor në Shkollën Fillore “Nazmi Zhegrova”, me një vendim ka dalë sot Këshilli Drejtues i kësaj shkolle.
Sipas këtij vendimi parashihet që procesi mësimor të vjijoi sipas kalendarit zyrtar nga MASHT, duke lënë në nënkuptohet që mësimi mësimor do të mbahet nesër si zakonisht.
Ky vendim është bërë i ditur në faqen e Shkollës në Facebook duke apeluar tek prindërit të mos i dëgjojnë organet jo-kompentente që kanë si tendencë pengimin e procesit mësimor.
“Këshilli drejtues i shkollës i fton të gjithë prindërit dhe nxënësit që të mos bien pre për bojkot të procesit mësimor nga organe jo-kompetente për fushën e arsimit, pasi që dihet se me legjislacionin në fuqi, secila shkollë ka organet e veta drejtuese, si dhe i raporton drejtpërdrejt DKA- së në Vushtrri.” thuhet në njoftim.
Postim i plotë bashangjitur: