Një 56 vjeçare raportohet se ka vdekur, pasi është goditur nga një veturë në “Rrugën C” në Prishtinë.
“Klan Kosova” raporton se lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policorë të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit.” – ka thënë ajo.
Sipas mediumit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.