Avokati Tomë Gashi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nëse Aleksandër Vuçiq do të humbë zgjedhjet do të ketë të njëjtin fat si Slobodan Milosheviç.
Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se Millosheviç bëri katër luftëra për ish-Jugosllavinë, por ai vdiq i padënuar.
Më tej ai shtoi se Vuçiç mund të ketë fatin e Millosheviç, por jo duke humbur jetën në burg.
“Nëse Vuçiç humb zgjedhjet mund ta presë fati i Millosheviç, por jo fati i Millosheviç që të vdes në burg . Me vdekjen e tij fitoi Serbia, sepse kishim në kriminel të Ballkanit, ishte një kasap. Millosheviç bëri katër luftëra për ish-Jugosllavinë, por ai vdiq i padënuar. Në aspektin juridik Serbia ka përfituar, ndërsa viktimat që kanë qenë civile në Bosnje dhe Kroaci , duke ditur që ai ishte iniciatori i këtyre katër luftrave ka mbetur që drejtësinë ta kërkojnë duke u dënuar gjeneralët dhe estabishmenti më i lartë i Serbisë asokohe”-tha ai.