Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, i kanë dhënë autonomi minoritetit serb të Kosovës.
Tahiri për Debat Plus të TV Dukagjini ka thënë se këtë e kanë bërë përmes draft-statutit të Asocaicionit që e kanë pranuar.
“Dokumenti është shumë i rrezikshëm, me elemente që ka realisht e ka bërë Republikën Srpska në Kosovë”, tha Tahiri për RTV Dukagjini.
Tutje, ajo ka thënë se Rezoluta 1244 e kthen Kosovën pas, dhe se e njëjta i jep UNMIK-ut sovranitet.
“E para Rezoluta 1244 e kthen Kosovën pas, i jep UNMIK-ut sovranitet, ndërsa shteti ynë që shpallëm pavarësinë në vitin 2008 nuk ka sovranitet sepse u ngrit prapë UNMIK-u. Problemi i dytë është që krahas Asociacionit, kjo qeveri, me Bislimin dhe Kurtin, i dhanë autonomi minoritetit serb të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
“Vetë-menaxhimi si formulim për qeverisje definohet në kartën e Këshillit të Evropës për pushtetin lokal dhe shumë qartë në kartë thuhet se vetë-mmenaxhim është vetë-qeverisja e grupit apo minoritetit të caktuar, i cili ka kompentenca edhe për prona publike apo shtetërore në shtetin ku vepron në kuadër të kornizës ligjore që ekziston. E këtë autonomi ka rrezik që serbët të kenë kompetenca mbi Trepçën, Ujmanin. Prandaj këto janë elementet e Republikës Srpska dhe elementi i fundit, Asociacioni ka gati ministri të jashtme…”, ka thënë ajo.