Analisti Politik Nexhmedin Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini ka komentuar zhvillimet e fundit përkitazi me kombëtaren e Kosovës.
Duke komentuar ikjet e lojëtarve të Kosovës në Shqipëri, Spahiu ka komentuar disa situata të caktuara duke shtuar se kjo përbën një akt tradhtie kombëtare.
“Është e padenjë që disa futbollistë e kanë hangër bukën e Kosovës, shkojnë e luajnë në Shqipëri, edhe kjo është e pamoralshme, është e drejtë e tyre , ndërsa i arsyetoj ata që kombëtarja e Kosovës nuk i ka ftu atëherë sigurisht është faji i atyre që nuk i kanë ftu, por në rast nëse ata janë rritë si futbollist në Kosovë dhe kanë shku ky është një akt tradhtie për Kosovën” ka thënë Spahiu.