Pas ndeshja në mes Feronikelit ’74 dhe Lirisë, është shtyrë edhe dueli Fushë Kosovë – Dukagjini.
Kjo pasi sasia e madhe e borës që ka rënë në stadiumet e ekipeve, ka krijuar vështirësi në infrastrukturën e fushës.
Ndeshjet priten të zhvillohen të hënën me fillim nga ora 13:00.
Këto ndeshje ishin paraparë të fillonin sot nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.