Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shala: Gjendja prodhuese në Trepçë po rëndohet, ministria po manipulon me shifra

    30/11/2023 | 10:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë se gjendja prodhuese e ndërmarrjes Trepça, çdo ditë e më tepër po rëndohet.  Ndërsa ka thënë se  Ministria e Ekonomisë vazhdon të mbajë konferenca shtypi, duke manipuluar me shifra të prodhimit e të rentabilitetit të ndërmarrjes Trepça.

    “Nëse analizojmë planin e prodhimit me dinamikat e realizimit gjatë këtij viti, shohim se ndërmarrja ka probleme dhe vështirësi të mëdha në realizim”, ka shkruar Shala në Facebook.

    Postimi i plotë i Shalës:

    Gjendja e prodhuese e ndërmarrjes Trepça Sh.A, çdo ditë e më tepër po rëndohet.

    Nëse analizojmë planin e prodhimit me dinamikat e realizimit gjatë këtij viti, shohim se ndërmarrja ka probleme dhe vështirësi të mëdha në realizim.

    Në vitin 2023, prodhimi i koncentrateve për një periudhë prej 11 muajsh kalendarik ka arritur në 43.03%, ndërsa në vlera vjetore është 38.64%. Shifrat konkrete tregojnë se janë shitur 7,380,930 tonë, duke qenë më pak se objektivi i paracaktuar i biznesit prej 9,772,340 tonë. Përveç volumit të prodhuar më pak, një shqetësim i shtuar është ulja në cilësinë e koncentrateve.

    Për shembull, në rastin e koncentratit të plumbit në Stanterg, përqindja e plumbit është zvogëluar nga mesatarja e zakonshme e 70% në 57%. Për argjendin, vlera është ulur nga 1,100 në 850 g/tonë.

    Situata është e ngjashme edhe për koncentratin e zinkut dhe atë të Koshnicës, ku nuk ka pasuar rritje në të ardhurat, ndërkohë që shpenzimet janë shtuar. Në anën tjetër, humbjet në procesin e flotimit janë të mëdha (rrjedhja e metalit në steril).

    Fatkeqësisht, Ministria e Ekonomisë mbante konferenca shtypi, duke manipuluar me shifra të prodhimit e të rentabilitetit të ndërmarrjes Trepça.

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.