Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Gecit ka folur për kohën kur ishte në shoqëri të komandantit legjendar, Adem Jasharin.
Ai ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk e ka dëgjuar Adem Jasharin duke folur për fe.
“Ndoshta ka pas ndonjë bindej fetare, amo kurrë në jetën time nuk e kam dëgjuar të flas për fe Adem Jasharin. Ai ka folur gjithmonë për luftën për organizimet, familjarisht kanë qenë shumë të vendosur”, ka thënë Geci në emisionin ‘Gallatë me Arben Ahmetin’, raporton gazeta10.
Ai ka thënë se kurrë nuk i ka parë as Hamzën e as Ademin as duke u falë e as duke agjëruar. /Gazeta10/