Kjo, pasi sipas Ramës, nëse Prishtina si institucion e po ashtu edhe Qeveria e Kosovës kanë një regjistër të saktë të popullsisë, mund të ndajnë burimet dhe shërbimet në mënyrë të drejtë dhe efikase, sipas nevojave të popullsisë.
“Kjo përfshinë ndarjen e fondeve, infrastrukturës, shërbimeve shëndetësore, arsimit, dhe shërbimeve të tjera publike”.
“Bizneset në nivelin komunal mund t’i përdorin të dhënat për investimet ekonomike dhe zhvillimin ekonomik, duke rezultuar në më shumë vende të punës dhe rigjenerimin e të ardhurave”, tha Rama përmes një videomesazhi, transmeton Klankosova.tv.
Ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, duke theksuar se kjo është shumë e rëndësishme.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 23 gusht të këtij viti kishte vendosur që ta shtynte regjistrimin e popullsisë më 1 nëntor.
Por, i njëjti me vendim të ri të qeverisë është shtyrë sërish dhe i njëjti pritet të nisë në prill të vitit të ardhshëm.