Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur para disa ditësh se ka bërë një udhëzim administrativ sa i përket veprimtarisë së qiradhënies së automjeteve.
Në lidhje me këtë kanë dalë të protestojnë pronarët e automjeve me qira (rent-a-car).
Në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë do të jenë disa kritere rreth dhënies së veturave me qira.
Sipas këtij udhëzimi, ndër të tjera shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtarinë e ofruesit të shërbimeve të automjeteve me qira, obligohen që të regjistrohen në regjistrin e turizmit sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ për Regjistrin e turizmit brenda 30 ditëve nga dita e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë.
Tutje në njoftimin e MINT-it, thuhet se me Udhëzimin e ri Administrativ parashihet që ofruesit e shërbimit të automjeteve me qira duhet të lidhin kontratë në secilin rast të ofrimit të automjeteve me qira dhe gjatë gjithë kohës duhet të kenë të regjistruara dhe të siguruara të gjitha automjetet sipas legjislacionit përkatës për sigurimin e detyrueshëm nga auto përgjegjësia. Gjithashtu operatorët obligohen të kenë së paku 10 (dhjetë) automjete të përshtatshme për vozitje