Njësitet policore në Prishtinë njoftojnë se pas pranimit të informatës për një shpërthim në rrugën “Fahri Fazliu” të mërkurën mbrëma, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana ende të panjohura.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.