Një person ka raportuar se persona të dyshimtë e të panjohur në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhe si dhe në disa dritare të shtëpisë së tij me sprej kishin shkruar grafitë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:00-09:00, në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë të rregullt hetimore dhe është cilësuar si “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshimtë të panjohur në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhe si dhe në disa dritare të shtëpisë së tij me sprej kishin shkruar grafite. Rasti në procedure te rregullt hetimore”, thuhet në raport.