Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Suharekë, ku si pasojë e shkrepjeve të armëve të zjarrit një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i plagosur.
Sipas raportimeve nga mediumet lokale në Suharekë, grabitja është kryer nga katër persona të armatosur në bizhuterinë “Diakos”.
Nga pamjet e publikuara shihet se tre prej grabitësve kanë hyrë brenda në lokal, ndërsa njëri ka bërë roje nga jashtë lokalit.
Paparaci ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje nga ta.