Vushtrria sot është veshur kuqezi, krejt kjo astmosferë feste siç shkruan “Vushtrria Press”, u organizua nga nxënësit e një prej shkollave të mëdha të këtij qyteti.
Për nder të festës së Flamurit me iniciativën e profesoreshës Medije Hyseni si dhe me bashkëpunimin e të gjithë kujdestarëve të klasave të VIII-ta të shkollës SHMU 1 në Vushtrri është mbajtur “Marshi i Isa Boletinit”.
Nxënës të shumtë të kësaj shkolle të gjithë me veshje kombëtare kanë defiluar nëpër qytet.