Këshilli i Fshatit Stanoc i Poshtëm ka vendosur që të bojkotohet mësimi në Shkollën Fillore “Nazmi Zhegrova” të këtij fshati.
Siç thuhet në njoftim deri te vendimi ka ardhur pas paknaqësisë me sjelljen e disa mësimdhënësve të kësaj shkolle, duke bërë që të merret vendim nga e Hëna të bojkotohet mësimi.
“Qe nga data 20.11.2023(e Hene), do te bojkotohet mesimi nga nxenesit e shkolles fillore “Nazmi Zegrova” ne Stanoc te Poshtem, deri ne realizimin e kerkesave qe u jane adresuar ne takimin e fundit qe e patem se bashku me Kryetarin Ferit Idrizi dhe zyrtar komunal te Arsimit e gjithashtu edhe Drejtorin e Shkolles!” shkruan në njoftimin e Këshillit të Fshatit Stanoc i Poshtëm, i njoftuar nga Kryetari Rrahim Ajeti.
“Andaj kerkojme mirekuptim nga ana e juaj, duke shpresuar qe institucionet pergjegjese do te ndermarrin masa ndaj ketyre parregullesive! Besojme ne stafin e Komunes dhe te Drejtorise se Arsimit plotesisht, e shpresojme qe sa me pare te jete e mundur ti kthejme femijet ne bankat shkollore!” shkruhet tutje në njoftim.