Zjarrfikësit e Kosovës të enjten do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka njoftuar se institucionet e shtetit nuk po i përmbushin kërkesat e tyre, raporton Paparaci.
Përmes një reagimi që i kanë dërguar edhe kryeministrit Albin Kurti dhe institucioneve të tjera relevante, Sindikata thotë se zjarrfikësit janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit.
Njoftimi i plotë i zjarrfikësve:
Njoftojm të gjithë Zjarrfikësit e Kosovës se protesta e lajmeruar nga sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës do te mbahet me daten , 30.11.2023 në ora 11:00 para objektit të Qeveria.
Nisja bëhet nga parkingu mbrapa pallatit të rinis , grumbullimi bëhet në ora 10:30 te parkingu.
Të gjithë Zjarrfikësit duhet te kenë me vete uniformen e mbrojtjes nga zjarri ( Jaknën dhe helmeten ). Zoti na ndihmoft e na e dhashtë të maren