FSK nuk është se ka shumë gra. Vetëm 10 për qind e ushtrisë së Kosovës përbëhet nga ushtaret, ndërsa 90 për qind janë djem e burra.
Ani se janë pak, gratë nuk “respektohen” në aspektin gjinor kur bëhet fjalë për gradat, pasi të gjitha janë emërtime mashkullore.
Pra, ushtria ka toger, por jo togere. Kështu ndodh me të gjitha gradat.
Vjosa Maloku Ramadani ka mbërritur lart në FSK deri te niveli i nënkoloneles. Por, ajo nuk thirret me emërtimin femëror të kësaj grade. Vazhdon të jetë nënkolonel.
Fajin për këtë po del ta ketë protokolli i ushtrisë.
“Gradat në FSK, nëse i referohemi strukturës, nuk kanë gjini. Domethënë gradat tona të gjitha emërohen si kolonel, major ose kapiten”, tha Maloku Ramadani në intervistë me Naile Dema Selmani, në “Prijmë”, emision ky që transmetohet në Klan Kosova, e është projekt i përbashkët me Institutin Nacional Demokratik (NDI).
Ajo e pranoi se në forume të ushtrisë po diskutohet rreth kësaj teme.
“Zakonisht në bazë të strukturës e cila nuk ka gjini të gradave, i referohen njëri-tjetrit më këto emërtime, dhe nuk është që kemi kërku ndonjëherë me bo ndryshime, vetëm kemi diskutu brenda forcës”, tha Maloku Ramadani.
Emisioni “Prijmë” është një projekt i përbashkët i Klan Kosova dhe NDI.