Njëri nga personat që ka grabitur argjendarinë, një javë më parë në Suharekë, dyshohet se ka mbetur i vdekur në një përballje me Policinë, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur.
Sinjali mëson se grabitësi i dyshuar që mbeti i vrarë është, Dukagjin Gashi.
Sipas burimeve, gjatë aksionit në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor.
Nuk dihet ende nëse plagët që mori janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë.
Në aksion dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.