Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zgjedhur që festën e flamurit kombëtar ta festoj këtë vit ndryshe.
Krasniqi bashkë me djalin e tij, Malin po vizitojnë monumente të veçanta të historisë kombëtare.
“Me Malin, rrugës për Tiranë, për të shënuar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndalesën e parë e bëmë te Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, për të nderuar patriotët shqiptarë, të cilët frymëzuan luftën për liri e shtet të pavarur shqiptar. E sotmja merr kuptim vetëm duke e njohur dhe vlerësuar të djeshmen e lavdishme të brezave që trasuan rrugën e kombit tonë” ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv