Ish-këshilltari i ministrit të Drejtësisë, Naim Ramizi ngre shqetësimin për arrestimin e një qytetari të Luginës, në Kosovë. Ai thotë se arrestimet po bëhen me urdhër-arrest të Serbisë.
Ramizi njofton se po bëhen gati 30 ditë që prej arrestimit të Ali Bajramit nga Presheva dhe se i njëjti po mbahet në paraburgim, në pritje për ekstradim.
“Kjo ndodh, edhe pse me Serbinë, Kosova nuk ka asnjë marrëveshje bashkëpunimi edhe pse Serbia mban me mijëra kriminel që kanë kryer krime në Kosovë dhe asnjëherë të vetme nuk ka arrestuar një prej tyre!”
“Kush janë këta njerëz, kujt po i shërbejnë?”, shkruan Ramizi./Paparaci