Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ndaj zjarrit që sot e ka përfshirë Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ai ka shprehur dyshime se dikujt po i pengon ky institut, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur se kujt po i pengon ky institucion.
“Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë?”, ka shkruar Lushtaku