Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, transmeton lajmi.net.
“Po, janë liruar dhe janë bashkë me kolegët e tyre”, ka thënë Bytyqi.
Ndryshe sot pak para orës 16:00 është grabitur argjendaria “Diakos” në qytetin e Suharekës. Vlera e arit të vjedhur sipas prokurores Ervehe Gashi është rreth 250 mijë euro.
Katër persona të maskuar gjatë aktit kanë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri me policinë.
Si pasojë një polic është plagosur, por ai është jashtë rrezikut për jetë. Teksa një tjetër është lënduar. Të dy janë liruar për në shtëpi pasi gjendja e tyre është përmirësuar.