Dega e LDK-së në Vushtrri përmes një video ka pretenduar se po demanton dezinformatat nga qeverisja aktuale se sot gjatë seancës së Kuvendit Komunal nuk kanë votuar pro faljes së 100 eurove nga tatimi në pronë.
Të gjithë këto deklarata të partisë në pushtet, dega e LDK-së i ka quajtuara dezinformata të lëshuara nga qeverisja aktuale.
Ndër të tjera LDK shton se sot kanë lëshuar sallën si shenjë proteste pasi PDK-ja ka uzurpuar pozitën që i takon LDK-së në Komitetin për komunitete.
“Në vazhdim ne ua paraqesim videon ku ne në parim kemi votuar për faljen e borxhit për tatimpaguesit, pikë kjo e cila ka hy në rendin e ditës.” ka shkruar ndër të tjera dega e LDK-së në Vushtrri.