Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë të ditur se uji sonte rikthehet në Vushtrri.
“Uji lëshohet sonte në ora 22:00, edhepse i kemi njoftuar për nesër pasdite ( kemi arritur të kryejmë punë më shpejt). Arsye e ndaljes së ujit ka qenë punimet në gypin fi 400”, tha kryetari Idrizi për “Vushtrria Press”.
Dje, Ujësjellësi kishte njoftuar për ndërprerje të ujit shkaku i punimeve në Sheshin kryesor të qytetit të Vushtrrisë.