Ministrja e Punëve të Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku ka zhvilluar takim me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, raporton Gazeta Sinjali.
Në një konferencë të përbashkët për media, Lahbib ka folur për tensionet në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, teksa ka kërkuar de-eskalim të situatës.
Ajo është shprehur se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë ende të larta dhe për këtë është i nevojshëm dialogu, të cilin e sheh si mënyrën e vetme për paqe afatgjatë në rajon.
“Është një ndër që jam këtu në një qytet më një histori të pastër e çmoj relacionin pozitive të dyja vendeve tona. Belgjika ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Jemi të lidhur me një diasporë gjithnjë në rritje nga Kosova, rreth 40 mijë tani janë në Belgjikë, që e pasurojnë kulturën tone dhe ndikojnë në zhvillimin tonë ekonomikë. Shtetet tona janë fuqizuar viteve të fundit. Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një çështje që e kam ngritur edhe dje në Beograd. Tensionet janë ende të larta, vetëm me dialog shkojmë tutje. Përgjigja që po e kërkoj është deeskalimi dhe një përkushtim i ri për procesin e normalizimit. Është kjo e vetmja mënyrë për paqe afatgjatë”, tha ajo.
E ministrja Gërvalla ka deklaruar se temë diskutimi ka qenë diaspora e Kosovës në këtë shtet, e cila sipas saj është duke kontribuar në të dyja vendet.
“E kam falënderuar shumë ministren për përkushtimin e Mbretërisë së Belgjikës për t’i ndihmuar Kosovës për shtetndërtimin e saj. Jemi sot këtu për të bërë një hap edhe më tëj për thellimin e marrëdhënieve tona. Ministren e njoftova për zhvillimin që ka bërë Kosova për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik. Biseduam gjatë rreth sfidave të sigurisë, të cilat vetëm të bashkuar mund t’i përballojmë. Biseduam për diasporën që kemi në Belgjikë, është një diasporë shumë mirë e integruar që kontribuon në të dyja vendet”, tha ajo.
/GazetaSinjali/