Policia në Vushtrri ka konfiskuar një armë me shtatë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje.
“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë konfiskuar një armë pistoletë me shtatë (7) fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje.”
R.M., 77 vjeçar në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.