Në një ngjarje të pazakontë dhe historike, shkolla “Kliti School” nga Vushtrria dhe Kosova u mirëprit nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut në një vizitë që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Z. Stevo Pendarovski, dha një mikpritje të ngrohtë për stafin dhe studentët e shkollës së cila u bë pjesë e historisë duke u bërë shkolla e parë që ka vizituar Presidencën në këtë mënyrë.
Vizita u shënua si një moment i jashtëzakonshëm për të dyja vendet, duke e bërë “Kliti School” një simbol të bashkëpunimit dhe miqësisë në mes të Vushtrrisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Në emër të të gjithësve në ‘Kliti School’, ju falënderojmë nga zemra Presidentin Z. Stevo Pendarovski për mikpritjen e tij të ngrohtë. Kjo vizitë do të mbetet një kujtim i pashlyeshëm për ne dhe do të na frymëzojë për gjeneratat e ardhshme,” ka shkruar Agron Lushaku përfaqsues i “Kliti School”.
