53 milionë euro pritet të jetë buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes gjatë vitit 2024.
Kjo u bë e ditur nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se rritja e buxhetit prej 30 milionë euro nga viti paraprak, tregon përkushtimin e tyre në fushën e sigurisë.
Ish-komandanti i kësaj trupe, Kadri Kastrati mirëpriti rritjen e buxhetit.
“Nga 103 në 151 milionë, është një rritje e mirëpritur, për armatime dhe pajisje, çmimi i të cilave rritet për shkak të luftës në Ukrainë e Gaza. Besoj se qeveria i ka bërë përllogaritjet, bazuar në planin 10 vjeçar kur kam qenë komandant”.
Kastrati, në anën tjetër, e pranoi se janë larg standardit ku do të duhej të ishin.
“Akoma jemi larg arritjes se një standardi që do ta dëshironim. Armatimet dhe pajisjet, sipas atij plani zhvillimor, na nevojiten për të qenë operacionale”