Ai ka thënë se kjo është alarmante dhe sipas tij për këtë duhet të dëshmojë Prokuroria.
Tutje, ai ka thënë se “mashtruesit matrapazë, e kanë marr shtetin e dojnë me zhduk çdo gjurmë të luftës, të krimeve që kané ndodh në Kosovë”.
“Zjarrvënësit po i ndjek zjarri, përmes të cilit erdhën në pushtet…! A është rastësi edhe zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të dytën herë, po ashtu edhe në shumë objekte të trashëgimisë kulturore që po ndodhin? Kjo është vërtet alarmante…!!! Këtë duhet Prokuroria ta dëshmojë. Mashtruesit matrapazë, e kanë marr shtetin e dojnë me zhduk çdo gjurmë të luftës, të krimeve që kanë ndodh në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Pas zjarrit që përfshiu mëngjesin e sotëm objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ministria e Drejtësisë bën të ditur se në vendngjarje është duke qëndruar zëvendësministri, Blerim Sallahu.
MD-ja njofton se Sallahu po qëndron aty për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar, teksa thonë se shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, raporton teve1.info
Teksa theksohet se si pasojë e zjarrit janë përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit.
“Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrëfiksëve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes. Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar. Për zhvillimet e mëtutjshme do të informoheni me kohë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq rreth rastit, detaje kanë dhënë edhe nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës. Zëvendëskomandanti i Brigadës, Abdusamet Shkodra bën të ditur se zjarri në IML është lokalizuar dhe është nën kontroll, ndërsa thuhet se nuk ka pasur të lënduar.
Sipas informatave të tyre, zyra e djegur është e drejtorit, teksa dëme material kanë qenë dokumente të IML-së.