Dashurie Gashi është viktima e komunikacionit mbrëmë në Prishtinë.
E ndjera është goditur nga një veturë mbrëmë tek Rruga C në kryeqytet.
Për shumë vite ajo ishte punëtore shëndetësore në QKMF-në e Suharekës, ndërsa së fundi profesionin e kishte vazhduar në Prishtinë, raporton indeksonline.
“Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë