Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka qëndruar për vizitë në Serbi ku edhe është takuar me Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilovic.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Mojsilovic ka thënë se “Serbia respekton në vazhdimësi Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake dhe në pajtim me Rezolutën 1244 njeh KFOR-in si garantuesin e vetëm të sigurisë të popullatës serbe në Kosovë”, transmeton Express
Përgjatë vizitës në Beograd, Peach ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, kryeministren serbe, Ana Brnabic dhe Ivica Dacicin.
Sot REUTERS ka raportuar se trupat britanike janë vendosur në kufi me Serbinë dhe se po kujdesen për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe që të sigurohen se nuk futet më armatim apo grupe të armatosura.
Sipas agjencisë REUTERS, trupat britanike janë duke patrulluar në kufirin me Kosovës dhe Serbisë në ndërrime 18 orëshe./GazetaExpress/