VUSHTRRI, 20 NËNTOR 2023 (Vushtrria Press)-Enes Cakaj nga Komuna e Vushtrrisë djaloshi 18 vjeçar po kalon një paraqitje të bukur këtë sezon vjeshtor në futbollin tonë, shkruan “Vushtrria Press”.
Enesi në 10 ndeshje ka shënuar 13 gola te klubi KF LIRIA në Milloshevë.
Enesi tha për “Vushtrria Press”, se, “ëndrra ime më e madhe është që të përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës në futboll”.
Ai po vlerësohet për performancën e tij edhe nga njohësit e futbollit.