Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave dhe për pasojë një polic ka mbetur i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se polici që mbeti i plagosur është Florim Bytyqi.
Policia ka njoftuar se gjendja shëndetësore e zyrtarit policor që mbeti i lënduar është stabile dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.
/GazetaSinjali/