Ndër tifozeritë më të flakta në Kosovë, “Forca” e Vushtrrisë shpesh ka bërë diferencën për përkrahje fanatike ndaj kombëtares shqiptare.
Ndonëse “FORCA” ka dëshmuar një besnikëri të pashembullt duke përkrahur Shqipërinë çdo herë, ata do të mungojnë në festën e sontme në Shqipëri, përshkak se nuk u dhanë bileta.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i tifogrupit “FORCA” Irfan Shtitarica, i cili ka thënë se nuk do të mund të jenë prezent në festën e kualifikimit përshkak se nuk u janë dhënë bileta për këtë tifogrup.
Sipas Shtitaricë kjo është hera e dytë që tifogroupit “Forca” po i bëhet kjo padrejtësi.